Kryeministri Isa Mustafa bëri homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së 28 viktimave të luftës

Sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë homazhe në Rezallë, me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 28 viktimave të masakrës së fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt.
Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur lule dhe ka ngushëlluar familjarët e pranishëm të  viktimave.
Të dielën është shënuar edhe 16 vjetori i Masakrës së Rezallës, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 banorë shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth.  28 viktimat e rivarrosura sot në Rezallë, u identifikuan në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve para tre ditësh.

Displaying KM-002.jpg