Kryeministri Haradinaj reagon ashper kur sheh ne pranga Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke bërë prezantimin e programit qeverisës 2017-2021 në Kuvendin e Kosovës – shkruan Periskopi.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se shpreson se do të rregullohet imuniteti i deputetëve, në mënyrë që të mos i shohim siç po i shohim me pranga në Gjykatë.

“Shpresoj se do të rregullohet imuniteti i deputetëve, e të mos i shohim deputetët siç po i shohim me pranga në Gjykata”, tha Haradinaj.

Ky reagim i tij erdhi pas pamjeve që u publikuan sot nga Gjykata ku shiheshin deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi me pranga, kur u sollën nga qendra e paraburgimit./Periskopi