Krujë, ekzekutohen tre persona nga e njëjta familje, 200 efektivë në kërkim të autorëve

Tre persona nga e njëjta familje janë ekzekutuar me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Thumanë të Krujës. Anëtarëve të familjes Ceku, nga Thumana u është zënë pritë në një rrugicë të errët pranë banesës së tyre dhe janë qëlluar me armë zjarri teksa ndodheshin në automjet.

Për pasojë kanë mbetur të vrarë babë e bir Fran e Arben Ceku, përkatësisht 70 dhe 44 vjeç, nipi 20-vjeçar i familjes Enea Rama, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur Luçie Ceku, 65 vjeçe.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

Ata janë Daniel, Besnik, Pëllumb Kora dhe babai i tyre, Guri Kora po nga Thumana. Dyshohet se shkak i vrasjes se trefishtë është bërë një konflikt banal mes Pellumb Kores dhe Arben Cekut qe me pas ka shtyre anetaret e familjet Kora te vrisnin ne prite familjen Ceku. 200 forca police kanë zbarkuar në teren në kërkim të autorëve të krimit makabër.