Krujë, asgjësohen 14 parcela me kanabis

Policia e Krujës zbuloi dhe asgjësoi 14 parcela me rreth 1418 bimë narkotike kanabis sativa, në fshatin Kurçaj të komunës Nikël.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale, siç raporton shekulli online.

Nga ana e Punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.