KRIPTO KRIZA: Bitcoin përjeton rënie të shpejtë për 30 për qind në vetëm tri javë!

Vlera e Bitcoin  ka pësuar rënie të shpejtë për më shumë se 30% gjatë tri javëve të fundit, krejt kjo falë një goditjeje të fortë që ka ardhur nga Kina dhe Koreja e Jugut.

Kriptomonedha ka rënë në vlerë për katër ditë rresht dhe sot ajo ka një vlerë  prej 14,042 dollarëve krahasuar me 20,00 dollarë sa ka qenë më 17 dhjetor kur edhe ka pasur rekordin, sipas coinmarketcap, përcjellë GazetaBlic.

Lideri i tregut, po ashtu po humbet hapësirën ndaj rivalëve të saj të ri si etherumi, ripple dhe cardano.

Kah mesi i shtatorit, Banka Qendrore e Kinës, Banka Popullore e Kinës (PBOC), tha për platformat virtuale tregtare me bazë në Pekin dhe Shangai që t’i ndalojnë operacionet tregtare të tyre.

Autoritetet po ashtu kanë ndaluar edhe Etherumin dhe çdo njësi tjetër elektronike që shkëmbehet me anë të internetit e që nuk rregullohet nga asnjë vend.

Autoritetet e Koresë së Jugut në fund të vitit që shkoi, ua ndaluan institucioneve financiare që të merren me monedhat virtuale nga frika e një fluske të nxitur nga disa spekulues.

Rreth një milion koreanoveriorë, shumë prej të cilëve janë investitorë të vegjël vlerësohet të kenë në pronësi bitcoina, dhe kërkesa është aq e lartë saqë çmimet janë gati 20% më të shtrenjta sesa në Shtetet e Bashkuara, transmeton GazetaBlic.

Bitcoin është një kriptomonedhë e cila është krijuar gjatë vitit 2009 nga një kompjuter i panjohur, duke përdorur pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Transkaionet bëhen pa ndërmjetësues, kështu që për këtë arsye nuk ka asnjë tarifë shtesë për ta paguar dhe po ashtu nuk është nevoja ta jepni emrin tuaj të vërtetë.

Shumë biznese tashmë kanë filluar t’i pranojnë këto kriptomonedha e madje në shumë vende të botës  mund të blini edhe pica me Bitcoins, e në Kosovë mund të paguani edhe kafe me këto kriptomonedha.

Lexo tjetër  Shkollimit klasik po i vjen fundi në Finlandë

Bitcoin është atraktiv  për disa përdorues për shkak të anonimitetit të saj, si dhe mungesës së kontrollit qeveritar.

Vlera e Bitcoinit, si me të gjitha monedhat, përcaktohet nga ajo se sa njerëz janë të gatshëm për të shkëmbyer.

Për të procesuar transaksionet me Bitcoin, duhet të bëhet një procedurë e quajtur ‘minierat’, e e cila e fut një kompjuter që të zgjidh një problem të vështirë matematikor me 64-shifra, transmeton GazetaBlic.

Për secilin problem të zgjedhur, procesohet një bllok i Bitcoin.

Përveç kësaj ‘minatori’ shpërblehet me një Bitcoin të ri. / © TheSun – GazetaBlic /