Krijohet xhami për celularë i cili nuk thyhet

Hulumtuesit japonezë thonë se kanë krijuar një lloj të ri të xhamit i cili mund ta “shërojë veten” nga çarjet dhe thyerjet.

Xhami i bërë nga një polimer i lehtë i quajtur “polyether-thioureas” mund t’i rregullojë thyerjet kur shtypet me dorë pa nevojën e ngrohjes së lartë për të shkrirë materialin.

Hulumtimi, i publikuar në Science, nga hulumtuesit e udhëhequr nga Profesori Takuzo Aida nga Universiteti i Tokios, premton xham të riparueshëm i cili potencialisht mund të përdoret në ekrane të celularëve dhe pajisjeve të tjera, transmeton Gazeta Express.

Përderisa goma dhe plastika vetë-shëruese janë zhvilluar tashmë, hulumtuesit thonë se materiali i ri është substanca e parë e fortë e këtij lloji që mund të shërohet në temperaturë të dhomës.

Xhami i ri i polimerit është “shumë i fuqishëm mekanikisht por mund të riparohet lehtë me anë të ngjeshjes në sipërfaqen e thyer”. /Express

Lexo tjetër  Makineri e cila lexon mendimet tuaja