Krijohet loja “Nali ISË”

Kryeministrin e Kosovës e përcjelli i njëjti fat, ashtu si e përcjelli kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Për të dy kryeministrat u krijuan lojëra argëtimi.
Për derisa për Edi Ramën ishte krijuar loja “Edi Rama dhe Hajduti” duke kaluar kështu edhe në argëtim iniciativa e Ramës për shlyerjen e energjisë elektrike si dhe duke marrë masa të rrepta për ata që e keqpërdorin atë.
Loja “Nali ISË” ka të bëj me emigrimin ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, emigrim ky që i tronditi opinionin shqiptar dhe atë evropian.
Kryepersonazhi i lojës është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ndal autobusët të kalojn pandërprerë rrugës për Suboticë. Kryeministri në lojë ka gjatë jeta, nëse e ndal një autobusë fiton një pikë, ndërsa për cdo autobusë që i ikë e humb nga një jetë.
Zhvilluesit e lojës “Nali ISË” janë disa programer të BesketDUO. Loja mund të luhet në sistemin operativ Android, dhe mund tw shkarkohet nga Play Store.