Krijohet loja “Edi Rama dhe Hajduti”

Ndonëse është bërë bujë e madhe dhe është diskutuat jashtë zakonisht shumë si në jetën e përditshme të Shqipërisë ashtu edhe në rrjetet sociale, nisma e kryeministrit shqiptar Edi Rama për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike si dhe marrjen e masave të rrepta kundër qytetarëve që guxojnë të vjedhin energjinë elektrike. Kjo gjë ka kaluar edhe në humor dhe argëtim.
Një djalë me emrin Arbër Rrapi ka krijuar një lojë me emrin “Edi Rama dhe Hajduti”, loja vë në sprovë aftësitë tuaja për të vjedhur energjinë elektrike. Me nota humori në guidën e kësaj loje thuhet:
“ Kjo është një lojë e cila vë në sprovë aftësitë tuaja për të VJEDHUR energjinë elektrike: Mundohuni t’i shmangeni Edi Ramës. Përpiquni dhe krahasoni rekordin tuaj me miqtë tuaj”.
Bëhet e ditur se loja deri më tani është shkarkuar nga mbi 500 përdorues përmes aplikacionit Play Store.