Krem pastrues për fytyrën në kushtet e shtëpisë

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 1/4 e patates
  • 1 lugë sode buke
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan kos

 

Përgatitja:
Grijmë pataten dhe kastravecin. Shtojmë sodën e vezën dhe i përziejmë sërish. Më pas hedhim kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni dy lugë kafeje lëng limoni. Kremi mbahet në frigorifer për dy ditë.
Përdorimi: këtë përzierje aplikojeni në fytyrë me ndihmën e një pambuku ose pecete të pastër. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

 
Loading...