Kosta rikthehet për derbi

 

Sulmuesi i Çelsit, Diego Costa, pësoi një tërheqje muskulore ndaj Stokut të shtunën dhe mjekët konfirmuan se spanjolli vuan nga i njëjti problem kronik muskulor dhe nuk do të rikthehet në fushë më herët se 2 javë.
Kosta pritet të jetë i gatshëm në derbi me Arsenalin që do të zhvillohet 26 prill, kurse sfidat me QPR dhe United, Chelsea do t’i luaj pa Kostan.