Kosovarja e vret burrin në Norvegji

Një shqiptare nga Kosova, 30 vjeçare, e ka vrarë para dy ditësh burrin e saj 28 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë, e për të kanë shkruar edhe mediat e atjeshme: http://www.nrk.no/ostlandssendingen/kvinne-erkjenner-a-ha-drept-ektemannen-1.12195606.  Policia ka bërë të ditur se e dyshuara ka nënshtetësi Norvegjeze, ndërsa me origjinë është nga Kosova. Ata nuk kanë dashur të japin më shumë detaje, në lidhje me rastin, ndërkohë që nuk kanë sqaruar as motivet e vrasjes. Çifti ka pasur një fëmijë së bashku, i cili tash është dërguar nën përkujdesje të shtetit.