Kosovari godet stujardesën, aeroplani aterron dhunshëm në Romë

Nuk ka përfunduar në kohën e paraparë fluturimi i aeroplanit i “Easy Jet” prej Gjenevës në Prishtinë. Kjo pasi që një prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, duke sulmuar fiikisht stjuardesën.
Sipas dëshmitareve ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sendviçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit.

Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Sulmin e ka konfirmuar ‘EasyJet’ që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.

‘Easy Jet’ ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.