Kosovari Gashi shënon një supergol (VIDEO)

Shkëlzen Gashi vazhdon të shkëlqejë. Sulmuesi kosovar e ka nisur vitin 2015 me gol, në një ndeshje zyrtare. Ai shënoi në fitoren 4:2 ndaj Grasshoppersit në udhëtim. Futbollisti më i mirë në Zvicër realizoi në minutën e 68-të, ndërsa golat tjerë për Baselin i shënuan, Mohamed El-Nenny, Marco Streller e Davide Calla. Kurse, për vendësit shënoi Michael Lang. Tek Baseli, Gashi dhe Taulant Xhaka luajtën nga 90 minuta. Ndërkaq, tek vendësit, 90 minuta luajti Amir Abrashi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të, kurse Shani Tarashaj u fut në lojë në minutën e 87-të në vend të Anatole Ngamukol.