Kosovarët gjobiten nga mafia serbe në Suboticë

Qytetarët e Kosovës të cilët po emigrojnë drejt Hungarisë e Gjermanisë po ndalen në qytetin e Suboticës nga mafia serbe e cila po i ndal ata afer hotelit “Lira”, raporton Indeksonline duke u mbështetur në informacionit që po japin vet kosovarër që po dalin ilegalisht në BE.
Hoteli ‘Lira’, është vendi në të cilin strehohen shqiptarët për të marrë më pas rrugën drejtë Hungarisë.
Vetëm gjate ditës së djeshme, rreth 20 persona të mafias serbe të veshur me uniformë të policisë së Serbisë kanë ndalur mbi 120 kosovarë të cilëve u kanë marrë nga 100 euro.
E.Hasani (32 vjeçar) i ka thënë Indeksonline se personat të cilët e kanë ndalur në Suboticë atë dhe mbi 100 kosovarë të tjerë janë prezentuar si policë serbë.
“Ata than qe jane polic. Nuk kishin as logo as asgje gjë që korespodonte me uniformë. Farmerka dhe nje jakne te policisë”, tregon Hasani.
Ai thotë se komunikimi i tyre ndërmjet njëri tjetrit bëhej përmes telefonit privat.
“Krejt ne telefona privat. Shanin në gjuhën srbe. Mbet Kosova shkret thonin” , tregon 31 vjecari.
“Na morën nga 100 euro të gjithve dhe na lan të lirë ta kalonim kufirin. /Indeksonline/
 
Loading...