Kosovarët e lagur e të pashpresë po gjobitën nga Serbia me 100 E (Foto)

Shqiptarët të cilët po ndalohen nga policia serbe në kufirin me Hungarinë, edhe po gjobiten nga shteti serbe.

Nëse autoritetet serbe kapin shqiptarë në territorin e tyre atëherë ata do të gjobiten me nga 100 euro për person.

Kjo gjë u ndodhi më shumë më shumë se 80 shtetasve kosovarë të cilët u ndalën në fshatin Hogosh të Suboticës, raporton Indeksonline.

Ata madje u kërcënuan se nëse nuk i paguajnë paratë do të futen në burg dhe do të keqtrajtoheshin.

Kështu tregon një kosovarë i cili mori rrugën drejtë Suboticës.

“Në Hugosh na ndalën, na dënuan kinse me nga 100 euro, ishim më shumë se 80 persona”, tregon i riu i cili ishte viktimë. /Indeksonline/