Kosova po zbrazet, edhe sonte ikje masive e kosovarëve për në Europë (Foto)

Nuk kanë të ndalur ikjet nga Kosova. Tanimë vetëm sa është shtuar intensiteti i ikjeve si kurrë më parë. Edhe sonte, sikur netët tjera, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është pikëtakim i shumë kosovarëve që po marrin rrugën drejt të panjohurës.Gra, fëmijë, burra e të rinj, po i mbushin autobusët që nisën çdo natë në këtë orë nga stacioni në drejtim të Beogradit, më pas në Suboticë e në fund në Hungari.

Pas Hungarisë, kosovarët gjenden disi dhe marrin rrugë për në Gjermani, Francë apo Zvicër.

Numri i atyre që çdo natë largohen sillet nga 800 deri në 1000 e që për një muaj arrin në shifren alarmante, rreth 30 mijë qytetarë. Fotografitë janë realizuar sonte në ora 21:00.

 
Loading...