Kosova po zbrazet, edhe sonte autobusët u mbushën, çdo natë nga 1000 kosovar po ikin (FOTO)

Edhe e mërkura në mbrëmje, si netet tjera, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është stërmbushur nga qytetarët të cilët i presin autobusët për t’i dërguar në Serbi e më pas në drejtim të Hungarisë, për një jetë me të mirë në ndonjë nga vendet e BE-së.

Sikur edhe mbrëmë, nga Stacioni i Autobusëve janë nisur pesë autobusë, ndërsa një bileta njëdrejtimëshe, kushton 15.50 euro. Biletat për Beograd janë shitur të gjitha deri të shtunën.

 

Numri i atyre se çdo natë largohen nga Kosova për në Serbi shkon nga 800 deri në 1000.