Kosova e Vushtrrisë mbetet pa tifozërinë “Forca” ikin prej Kosove

Efekti i migrimit në javët e fundit ka prekur në masë të madhe edhe tifozët e vushtrrisë, “Forca” , ku më shumë se gjysma e saj tashmë kanë lëshuar vendin përmes rrugës së njohur, Serbi – Hungari.

Madje, Tribuna mëson se rreth 80 për qind e tifozëve të klubeve vushtrriase kanë lëshuar qytetin.

Valdet Dallku, ish pjesë aktive e Forcës ka bërë një modifikim në llogon e Forcës, ku ka vendosur një lot në llogon e saj në shenjë mërzie për shokët që kanë migruar.

Forca njihen si lojtari i 12 i kampionëve të Kosovës së Vushtrrisë në futboll, të cilët duket se do të jenë të mangët në stinorin pranveror.