Kosova dhe Bashkimi Europian

OPINION NGA SEFER ZOGAJ  /   Republika e Kosoves në aspektin gjeografik gjendet në kontinentin Europian, pozita e saj e përshatshme afer shteteve perendimore si dhe “kultura Europiane” e promovuar ndër shekuj tek Shqiptaret e bënë Kosoven që të orientohet tek “Civilizimi Perendimorë”

Kosova, pa dyshim që për të arritur këtë objektiv duhet që të plotësojë disa kushte që janë të domosdoshme. Në Kosovë korrupsioni është prezent në nivel të lart,  poashtu edhe krimi i organizuar i cili automatikisht pengon Kosoven që të integrohet në strukturat Euro-Atlantike. Kosova u shpall shtet në viitn 2008 me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe shteteve Perendimore, por shteti ynë nuk është njohur ende nga 5 shtetet e Bashkimit Europian ( Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania, Qipro ) Edhe këto shtete duhet reflektuar sepse kanë disa probleme të mbrendshme. Spanja ëshë në ankth pasi që Katalunia po kërkon referendum njëjt siç veproi Skocia, një ndarje e Katalunisë nga Spanja pa dyshim që do të ndikoj shumë. Greqia, pas rrezikut nga kolapsi ekonomik zgjedhjet I fituan të “majtet radikal” të cilet nuk duan t’ia kthejnë borgjet Perendimit, ka negociata në mes Athines dhe Bashkimit Evropian dhe një largim i mundshem i Greqisë nga Bashkimi Evropian do t’i konvenonte Kosoves. Në Qipro, Rusia po ndërton baza ushtarake përkatshist në detin afer Qipros. Qipro është shtet mbrenda Bashkimit Europian por, nuk është i antarsuar në NATO, në kohen kur raportet në mes Perendimit dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të krizes në Ukrainë, sigurisht që Qipro nuk do të lejohet të luaj lojëra të dyfishta edhe me “Rusinë” edhe me “Perendimin” Gjitha këto kanë një lidhje indirekte me Kosoven sepse këto shtete nuk e kanë njohur Kosoven si shtet të pavarur dhe përderisa nuk i ndryshojn qasjen ndaj Kosoves ky fakt do të jëtë faktor pengues për Integrimin e Kosoves në Bashkimin Europian.

Kosova, ka bërë progrese në shumë fusha, po ashtu edhe në dialogun Kosovë-Serbi, i cili po funksionin nën mbikqyrjen e Brukselit. Edhe Kosova dhe Serbia kanë ambice për integrim në BE, por historia nuk i harron krimet dhe masakrat makbre te Serbisë në Kosovë ( edhe pse Kosoves po i bëhet e padrejtë në këtë kontest, por “Gjykata speciale” do të i jap fund propagandave kunder luftes së drejt të UÇK-së ) mirpo Kosova ka interes të saj të negociojë me Serbinë për t’i përmbushur agjendat e saj EURO-ATLANTIKE. Është evidente që një pjesë e madhe e popullit Serb nuk e dëshiron Europen për shkak të afërsisë me Rusinë, pas lirimit të Sheshelit idet Anti-Europiane në Serbi janë rritur jashtëzakonisht shumë. Kosova përmes dialogut me Serbinë duhet të përfitojë sa më shumë që është e mundur dhe me menquri dhe maturi të arrijë piken e dëshiruar.

Në Kosovë, thirrjet anti-Europiane janë shtuar pas vendimit të padrejt UEFA -së ku dënoi Shqipërinë edhe pse tifozet  Serb kishin hyrë në fushë dhe lojtaret tanë ndieshin të rrezikuar “normalisht” ( Serbi vs Shqipëri : 14 tetor 2014 ) Nuk mund të pretendohet që qytetaret e Kosoves 100 % e duan Europen, por mund të pretendohet që shumica janë Pro-Europian dhe ky fakt nuk kontestohet fare.

Ka disa përsona që Bashkimin Kombëtar e shohin para Integrimit në BE. S’pari unë mendoj që duhet bërë disa dallime bazike në mes emocioneve nacionaliste dhe realitetit aktual. Është emocionë të kërkohet Bashkim me Shqipërinë për disa arsyje:  1, Pavarsia e Kosoves u ndërtuar si projekt antinacionalist 2) Neni 1 paragrafi 3 I Kushtetutes së Kosoves ndalon qart Bashkimin a po largimin e ndonjë pjese të territorit nga Kosova 3) Kryeministri i Shqipërisë:  Edi Rama para disa muajeve deklaroi në Kosovë që Bashkimi Kombëtar nuk është opsion 4) Nuk vrehet ndonjë popullarizim i idesë për t’u bashkuar me ndonjë shtet tjeter ( Pse të mos organizohet ndonjë referendum për verifikim ? )

Shqipëria dhe Kosova duhet të kompletohen në shumë elemente, duke bërë progrese në sundimin e ligjit, lufta kunder: korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi i arsimit si baza fundamentale e njeriut, avancimi ushtarak, përmisimi I raporteve me shtetet që i kemi në kufij. Pasi që Shqipëria dhe Kosova të integrohen në BE ndikimi i kombit tone rritet jashtzakonisht shumë.

Orientimi i qart i Kosoves drejt perendimit nuk nënkupton që Republika jonë duhet të ketë raporte t’kqija me “Shtetet e lindjes” Perkundrazi Kosova duhet të ketë një diplomaci funksionale, duhet të tërhiqen investimet ndërkombetare edhe nga “Perendimi” edhe nga “Lindja” Sepse ne si vend i vogel do të ishte e palogjikshme të krijojm armiq sepse nuk kemi motive, mandje Kosova si vend specifik është në gjendje të krijoj raporte të mira me të dyja “Civilizimet” vetem duhet një diplomaci e mirëfillt.

Të mos presim që Integrimi i Kosoves në BE do të jetë afer  ( mbrenda 10 viteve ) “JO” kemi shumë punë përpara, shumë problem që n’a preukupojnë, shumë sfida që duhet kaluar, dhe shumë mundësi që nuk duhet t’I humbim.