Korniza e Treguesve të Arsimit

Gjithëpërfshirja dhe cilësia janë synimet kryesore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe po punojmë vazhdimisht që të sigurojmë arsim cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Në kuadër të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare duam të sigurojmë cilësinë në arsim në të gjitha nivelet. Përvojat duhet të ndërthuren në kuadër të shkëmbimit të njohurive, dijeve dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kapitalit njerëzor dhe intelektual. Është e rëndësisë së veçantë që procesi i shkëmbimit të përvojave dhe i bashkërendimit të politikave t’i shoqërojë reformat e ndërmarra në arsim. Andaj, MAShT falenderon UNICEF, UNESCO dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës për mbështetjen dhe
bashkëpunimin në hartimin e Kornizës së Treguesve të Arsimit.

Korniza është dokument i rëndësishëm, i cili në thelb ka për qëllim rritjen e numrit të treguesve të arsimit në Kosovë e që ofron të dhëna kredibile për gjendjen e fëmijëve dhe të rinjve në sistemin arsimor.

Si Ministër i Arsimit, do të jem përkrahës dhe bashkëndërtues i kornizave, ligjeve, programeve, ideve si dhe projekteve të cilat arsimin do ta trajtojnë dhe do t’i qasen si prioritet shtetëror. Vlerësoj lart dhe shpreh mirënjohje për të gjitha grupet punuese, akterët, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët kontribuan në hartimin e Kornizës së Treguesve të Arsimit.

Shyqiri Bytyqi, ministër
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Lexo tjetër  Muri, treni si rezultat i bisedimeve