Konflikti në Jemen

Autor: Yasir Qadhi
Përshtati: Asdren Rafuna
Në shumicën e konflikteve, dhe sidomos të atyre në mes fuqive muslimane, “e mira” dhe “e keqja” nuk janë ndarë pastër dhe mençur në mes të dy palëve kundërshtare. Përkundrazi, në mënyrë tipike, çdo palë ka disa të mira dhe disa të këqija.
Çfarë po ndodh ndërmjet dy vendeve myslimane në rajonin e Gjirit, është me të vërtetë e tmerrshme. Kur të dyja palët në konflikt e lusin Allahun për ndihmë kundër “armikut” të tyre, ju e kuptoni që diçka nuk është në rregull. Dhe është e vërtetë se fuqitë e huaja kanë mbështetur për njëmend njërën palë. Ka një shqetësim legjitim nga ana e qeverive lokale (të këtij rajoni), të cilët janë të shqetësuara edhe për përpjekjen e fuqive të huaja për të ndikuar në politikën e atij rajoni.Por askush të mos ngatërrohet: ajo që ne po shohim është një keqpërdorim i qartë i dallimeve sektare për arsye politike. Zajidët e Jemenit janë sekti i vetëm në botë që janë parësi shiit prej sunive, dhe si suni nga ana e dymbëdhjetë shiitëve, (e di, është e komplikuar) .
Dhe ata kanë disa ankesa legjitime kundër qeverisë jashtëzakonisht të korruptuar, të cilën e kanë rrëzuar(përkohësisht).Por kjo nuk është se Sauditët dhe aleatët e tyre janë duke i sulmuar ata për besimet e tyre “devijante” dhe për të mbrojtur sunetin. Mos u hamend aspak për këtë: kjo është një luftë e politikës dhe interesave personale; dhe sektarizmi është duke u zvarritur brenda nga të dy palët për t’i forcuar pozitat e tyre.
Mjerisht, kjo çon në dy probleme:
Së pari, njerëzit kryesor që vuajnë nga kjo janë masa e pafajshme, nga të dyja anët, mbi kokat e të cilëve janë rënë ato bomba. Mbi njerëzit që s’kanë të bëjnë asgjë me këtë konflikt, dhe janë vetëm duke u përpjekur për të jetuar jetë të pastër dhe të thjeshtë.
Së dyti, lufta në Irak dhe Siri duhet të na mësojë në mënyrë të qartë një realitet shumë të ashpër. Pasi ju ta lejoni xhindin e sektarizmit jashtë shishës, kur ai ka qenë i ngujuar brenda, kurrë nuk mund ta vëni atë përsëri në të. Për shekuj me radhë Jemeni nuk ka pasur një luftë civile gjithëpërfshirëse, në mes sunive dhe shiitëve Zajidi, dhe të dyja grupet ia kanë dalur mirë, madje shumë më mirë se vendet tjera (sunite/shiite) të rajonit. Duke u thirrur në dallimet sektare tani, unë vërtet shqetësohem për mundësinë e shkapërderdhjes se kësaj urrejtjeje në një luftë civile me dekada të gjata, në të cilën nuk përfiton askush, por dëmtohen miliona.
Megjithëse unë jam definitivisht më shumë përkrahës i një ane sesa tjetrës, unë jam i frikësuar se nuk mund të bëhem naiv përballë një realiteti, sepse pala tjetër është duke “mbrojtur” qeverinë e tanishme, dhe pse ajo është duke u thirrur në ndarje teologjike, kur është shumë e përshtatshme që ato të vazhdojnë ashtu. Prandaj, lutjet e mija përfundimtare do të jenë për civilët paqësorë dhe paqedashësit e Jemenit – “i të dy palëve” – që nuk kanë rol në këtë çështje dhe që tragjikisht, do ta paguajnë çmimin përfundimtar për këtë lojë politike të luftës.