Konfiskohet një pistoletë dhe arrestohet një person i dyshuar

Mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative zyrtarët policorë në kuadër të stacionit policor ‘jugu’ në Mitrovicë,  kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit  M. G. 24 vjeçar, është realizuar në orët e paradites së sotme në rrugën “Arta” në Mitrovicë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është konfiskuar një armë, pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.

Ndërsa ndaj tij  është iniciuar procedurë penale për ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’.

I dyshuari pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes është liruar për procedurë të rregullt.