Konfiskohen barna ilegale në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në një barnatore në Gjilan ka konfiskuar një sasi të madhe të barnave, disa pa banderolë e disa me banderolë të Serbisë.

Sipas policisë, inspektorët kanë konfiskuar 100 lloje të barnave, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan me 11 tetor 2017 rreth orës 11:30, në bashkëpunim me Inspektorët e AKPM-Prishtinë (Agjensioni Kosovar për Produkte Medicionale) kanë kryer kontrolle në një barnatore  këtu në Gjilan me pronar Shqiptar shtetas i Kosovës ku gjatë kontrollit janë gjetur produkte të paautorizuara për tregun e Kosovës.

Nga inspektoret e AKPM janë konfiskuar një sasi e barnave rreth (100 lloje) pa banderola dhe barna me banderola të Republikës së Serbisë. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike. /Indeksonline.