Konfirmohet, fluturimet vazhdojnë pa probleme

 

Zëdhënësi i Kontrollit Ajror të Aeroportit “Adem Jashari”, Driton Ujkani, ka thënë se mbrëmë nuk është vërejtur asnjë problem në këtë aeroport.
Duke e komentuar lajmin e dhënë mbrëmë nga mediat serbe se në hapësirën ajrore të Kosovës, Serbisë e Malit të Zi, për një kohë të shkurtet pati probleme të Kontrollit Ajror dhe nuk fluturoi asnjë aeroplan, ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës e gjithë mbarëvajtja e fluturimeve ka shkruar sipas planit dhe nuk është paraqitur asnjë problem teknik.
“Nuk është e vërtetë ajo që është paraqitur në mediat serbe sa i përket operimeve në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës – Kontrolli Ajror ‘Adem Jashari’”, ka thënë Ujkan për Indeksonline.
“Blic”-i serb sonte raporti se aeroplanët nuk kanë ateruar për rreth gjysmë ore, kurse ata që ishin në qiell i ka marrë nën menaxhim një kontroll tjetër ajrore. Komunikacioni ajror është normalizuar pak para orës 20.
Sipas zyrtarëve të Kontrollit Ajror, gjatë kësaj kohe ishte aktivizuar alarm i cili paralajmëron në mundësinë e paraqitjes së një gabimin softuerik.
Sipas Kontrollit Ajror të Serbisë, kjo ndërprerje ka ndodhur për 30 minuta, kurse siguria e udhëtarëve në asnjë moment nuk ka qenë e cenuar.