Komuna e Vushtrrisë “kërcënon” qytetarët, paguajeni tatimin ose pason kamata

Nuk është ndonjë mesazh nga banka komerciale për këstin e vonuar të kredisë, është Komuna e Vushtrrisë ajo që përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të paguajnë tatimin në pronë ose nga 1 korriku do të filloj që borxhi tu llogaritet me kamatë.
“Qytetarë të Komunës së Vushtrrisë që deri më tani nuk i keni kryer obligimet e borxhit ndaj tatimit në pronë, Zyra e Tatimit në pronë, ju bënë thirrje ti kryeni ato para datës 30 qershor, për këstin e parë të faturave të këtij viti. Ndryshe, ashtu siç është paraparë me ligj, pas datës 30 qershor do të llogaritet ndëshkimi prej 10 për qind dhe kamata prej 1 për qind për borxhet e më hershme”, thuhet në “kërcënimin” e komunës për qytetarët e saj.

Njoftimi i komunës vazhdon me një fjali promovuese për pagesën e tatimit në pronë duke sugjeruar qytetarët që një pagesë e tillë është në të mirë të qytetareve.

Më poshtë mundë të gjeni linkun me njoftimin e Komunës së Vushtrrisë :http://kk.rks-gov.net/vushtrri/News/Shlyeni-borxhet-e-tatimit-ne-prone,–ndryshe-n-%281%29.aspx#sthash.r25V732U.dpuf