Komuna e Skenderajt ndan mjetet për asfaltimin e rrugës së fshatit Plluzhinë

Deri më tani fshati Plluzhinë është ballafaquar me shumë probleme sa i përket infrastrukturës rrugore, e cila është e paasfaltuar dhe me shumë gropa. Por këtij problemi tanimë i ka ardh fundi, pasiqë Komuna e Skenderajt për këtë vit ka ndarë mjetet financiare për asfaltimin e rrugës së fshatit Pluzhinë.

Rreth kësaj çështje zëdhenësi i Komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci për portalin Drenica Press u shpreh:  “Gjatë vitit 2015 do të nisë  ndërtimi i rrugës në fshatin Plluzhinë. Komuna e Skenderajt ka planifikuar që vetëm për vitin 2015 të shpezoje 80 000 euro  në ndërtimin e kësaj rruge. Ky projekt është dy vjeçar, pra pjesa e parë e projektit do te realizohet në vitin 2015 në vlerën e përmendur, kurse pjesa e dyte do të përfundohet gjate vitit 2016, përfundoj Koci.”  Pritet që asfaltimi i rrugës në mes të fshatit Plluzhinë të lidh këtë fshat, pasiqë pozita gjeografike dhe rruga jo e mirë ka bërë që fshati të ndahet në dy pjesë./drenicapress/