Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Rreth 13 mijë nxënës të shkollave të Komunës së Skenderajt do të fillojnë vitin e ri shkollor 2016/2017 në 23 shkolla fillore të mesme të ulta,  në 3 shkolla të mesme të larta dhe në 1 institucion parashkollor.

Komuna e Skenderajt përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Drejtori i DKA-së në Skenderaj, Bekim Latifi ka thënë se të gjitha objektet shkollore janë përgatitur për fillimin e vitit shkollor me kohë dhe pa vonesa. Ai ka deklaruar se në takimin e fundit që ka pasur me drejtorët e shkollave ka kërkuar angazhim maksimal në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë në fillim të vitit shkollor.

  1. Latifi ka deklaruar poashtu se janë të fokusura shumë në vazhdimin e ngritjes së cilësië në arsim dhe funsionimin e institucioineve edukativo-arsimore. Në këtë kuadër ai përmendi edhe miratimin e Rregullorës për funksionimin e institucioneve edukativo-arsimore në Komunën e Skenderajt, që do të bëhet në seancën e gushtit.

Në Komunën e Skenderajt funksionojnë 23 shkolla fillore të mesme të ulëta 3 shkolla të mesme të larta dhe 1 institucion parshkollor. Të gjitha këto institucione janë të gatshme për të pritur nxënësit. Këtë vit 730 fëmijë do të fillojnë arsimin parafillor, ndërkohë që në klasën e dhjetë, në tri shkollat e mesme, janë regjistruar 1089 nxënës.

Shkollat tashmë janë duke u furnizuar me materialin e nevojshëm pedagogjik dhe me paisje të tjera të nevojsme për procesin edukativo-arsimor.

Me konkursin e sivjetëm për mësimdhënës pritet të rekrutohen 81 mësimdhënës, proces ky që nuk ka përfunduar ende. Aplikantët në konkurs tashmë kanë kryer procesin e intrevistimit, ndërsa rezultatet pritet të publikohen në fund të muajit gusht.

Objekte e reja të shkollave: Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj, “Vëllezërit Frsharëri” në Çubrel dhe “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez janë në ndërtim e sipër.

Lexo tjetër  Dita nisi me diell, por pasditja sjell befasira