Komuna e Skenderajt fton qytetarët të legalizojnë ndërtimet e tyre pa leje deri më 5 shkurt

Komuna e Skenderajt përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka njoftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që deri me datën 5 shkurt të këtij viti kanë mundësi të gjithë qytetarët e Skenderajt të lajmërohen në Drejotinë e Urbanizmit që të legalizojnë ndërtimet e tyre të cilat i kanë bërë dhe nuk posedojnë leje ndërtimi. Kjo Komunë njofton  gjithë qytetarët  se në kuadër të Procesit të Legalizimit të Objekteve pa leje, ka filluar evidentimi dhe regjistrimi i Objekteve pa leje në Komunën e Skenderajt. Ky proces do të zgjasë deri më 5 shkurt 2015 dhe më pasë do të hartohet lista me objektet e ndërtuara pa leje të cilat do të legalizohen në bazë të Ligjit për trajtimin e Ndërtimeve pa leje. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që kanë të ndërtuara objekte dhe nuk posedojnë Leje Ndërtimi, që të lajmërohen në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, në Objektin e Komunës së Skenderajt, kati i III-të. Apliko, Regjistro, Legalizo Ndërtimin!Ky proces i legalizimit të objekteve është një proces mjaft i rënëdishëm për këtë komunë pasi do të përmbahet planifikimit urbanistik të kësaj komune./drenicapress/