Komuna e Skenderajt diskuton me qytetar për projektin rrugor “Unanza 2”

Komuna e Skenderajt sot në mbledhjen e hapur me qytetarët e saj  ka  diskutuar për projektin urbanistk të kësaj komune të quajtur   “Unaza 2”. Në një komunikat në faqën e zyrtare të kësaj komune bëhet e ditur se në cilat pjesë shtrihet ky prejekt. Ky projektit rrugor “Unaza 2” fillon nga rruga “Fadil Rrustemi “, dhe vazhdon deri afër shkollës fillore  “Shaban Jashari”.

Ja komunikata e plotë e Komunës së Skenderajt

Në kuadër të realizim të projekteve në të mirë të përgjithshëm, Komuna e Skenderajt ka filluar diskutimin me qytetarët e Skendrajt në lidhje me realizimin e projektit të rrugës “Unaza 2” që fillon nga rruga “Fadil Rrustemi “, dhe vazhdon deri afër shkollës “Shaban Jashari”. Komuna e Skenderajt më këtë rast ka ftuar në takim qytetarët që posedojnë prona në këtë pjesë të qytetit. Qëllimi i takimit ishte informimi fillestar në lidhje më shtrirjen e kësaj rruge dhe procedurat e mëtejme të shpronësimit të cilat do të zhvillohen në bashkëpunim me pronarët e takave që shtrihen në këtë pjesë të qytetit.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në fillim të takimit i falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në takim si dhe për bashkëpunimin që kanë treguar në vazhdimësi sa i përket realizimit të projekteve në të mirë të përgjithshme. “Ky projekt, që po synojmë ta realizojmë është projekt i madh në harmoni me Planin rregullativ dhe me interes publik për zhvillimin e qytetit të Skenderajt, prandaj ne si qeverisje lokale kemi synim që të njejtin ta realizojmë bashkarisht me qytetarët”, tha z. Nura. Ai më tej sqaroi para qytetarëve të mbledhur se kjo është vetëm faza e parë informuese në lidhje me këtë projekt, duke theksuar rëndësinë që ka realizimi i kësaj rruge unazore, e cila në të ardhmen do të lehtësoi shumë lëvizjen nëpër qytet.
Qytetarët pjesmarrës në takim kanë mundur edhe përmes videopamjeve të informohen dhe të shohin saktësishtë projektin e rrugës unazore. Sipas qytetarëve të pranishëm ky projekt është i nevojshëm dhe i arsyeshëm. Qytetarët u shprehen të gatshëm për bashkëpunim me institucionet komunale në këtë proces. Ata u interesuan në lidhje me procedurat e shpronësimit të pronave që do të shfrytëzohen me rastin e realizimit të projektit. Nga zyrtarët komunal, qytetarët u siguruan se pronat që do tu mirren do të kompenzohen me pagesë ose me ndërrim të parcelave private me prona komunale.
Projekti “Unaza 2”, është rrugë, që në bazë të Planit rregullativ të qytetit të Skenderajt nis nga rruga “Fadil Rrustemi’’, vazhdon përgjatë lumit Klina dhe përfundon te kryqëzimi pranë shkollës “Shaban Jashari”. Pjesa më e madhe e shtratit të rrugës do të shtrihet në prona private, të cilat do tu kompenzohen qytetarëve përmes procedurave ligjore në mënyrë transparente.