Komuna e Skenderajt bën publike agjendën e festimit të “17 Shkurtit”

Me rastin e përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt ka paraparë një agjendë të larmishme, të cilën e ka bërë publike për qytetarët e saj. Në agjendën e komunës së Skenderajt janë paraparë: homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, homazhe tek varrezat në Prekaz e Polac, koncert festiv dhe një ndeshje futbolli në mes Komunës së Skenderajt dhe të Drenasit.

Ja agjenda e plotë e Komunës së Skenderajt

“Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Skenderajt me rastin e shënimit të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Më 16 shkurt 2015:

 Ora 13:00  Ndeshje reviale në futboll të vogël në mes të Komunës së Skenderajt dhe Komunës së Drenasit

Më 17 shkurt 2015:
Ora 9:00 Homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari
Ora 9:15 Homazhe në Kompleksin „Adem Jashari“ në Prekaz
Ora 9:30 Homazhe në Kompleksin e varrezave në Polac

Ora 13:00 Koncert festiv kushtuar Ditës së Pavarësisë

Paraprakisht, më datë 13 shkurt do të bëhet stolisja e qytetit të Skenderajt me flamuj dhe transparente kushtuar 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës.”