Komuna e Skenderajt 300,000 euro për asfaltimin e ri të rrugës Marinë, Rezallë, Likoc

Rruga Marinë-Rezallë-Likoc tani është në një gjendje të keqe dhe me shumë gropa. Por ky problem pritet të zgjidhet shumë shpejtë. Pasi që nga mesi i këtij muaji do të filloj shtrimi i asfaltit të ri në këtë rrugë. Në një prononcim për portalin tonë Drenica Press zëdhenësi i Komunës së Skenderajt z. Hajriz Koca e pranoj se “Gjendja e kësaj rruge nuk është e mirë.”

Por ai tutje shtoi se “Me insistimin e Komunës se Skenderajt dhe duke parë gjendjen e saj, rruga prej Marinës në Rezallë dhe Likoc është e përfshirë në planin buxhetor për vitin 2015″. Ndërsa lidhur me koston buxhetore të kësaj rruge z. Koca tha”Vlera që planifikohet te investohet është 300.000 euro dhe planifikohet të bëhet asfaltimi i saj”

Ndërkaq për fillimin e punime z. Koca për portalin Drenica Press tha “Punimet në këte rrugë pritet të fillojnë kah mesi i këtij viti./drenicapress/