Komuna e Mitrovicēs subvencionon bletarēt

 

Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sipas Planit të Punës për  vitin 2015 ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të bletarisë duke i subvencionuar fermerët me shoqëri të bletëve dhe koshere për bletë.

Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “Poleni” në Mitrovicë

Kushtet tē cilat duhet plotēsuar janē:

Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës

Të ketë përvojë në sektorinë e bletarisë

Të posedojnë  nga 5 deri 29 shoqëri te bletëve

Duhet të jet anëtar i ndonjë shoqate të bletarisë

Pas përzgjedhjes së bletarëve përfitues, participimi i përfituesve do të  jetë 25%  të shumës së përfituar.