Komuna e Mitrovicës shpall konkurs për ndarjen e bursave

 

Në zbatim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06 – 66303/4 dt. 27.11.2014 Komuna e Mitrovicës ka shpallur konkurs për ndarjen e 70 bursave për studentët e komunës së Mitrovicës.
Shuma mujore e bursës do të jetë 70 € dhe ipet për periudhën kohore nga 1 janari deri më 30 shtator.
Për realizimin e së drejtës në bursë, kandidatët duhet t`i plotësojnë disa kritere të cilat komuna i ka publikuar në faqen e saj në internet.
 
Loading...