Komuna e Mitrovicës ndau për fermerë 5 pajisje elektronike të përpunimit të qumështit

 

Përfaqësuesit e drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në krye me drejtorin Nasuf Aliu,  pasi që  iu uruan punë të mbarë fermerëve përfitues  të këtyre pajisjeve, ata u  premtuan se kjo  Drejtori  do të ndihmoj edhe në të ardhmen fermerët e komunës.

Ata e  falënderuan Komunën dhe në veçanti Drejtorin Aliu, për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, duke shtuar se tani e tutje atyre do të lehtësohet puna dhe mundësia për të rritur kapacitetin e përpunimit të qumështit, me çka do të shtohet edhe numri i të punësuarve.

Përfitueset e këtij projekti janë: Rafet Hajra,  nga fshati Shipol  i  Mitrovicës, Hysen Musa, nga fshati Bajgorë, Shaqir Zeqiri, nga fshati Kaqandoll, Mensur Musa, po ashtu nga Bajgora dhe Sami Voca, nga fshati  Maxherë i Mitrovicës.
Vlera totale e këti projekti arrin shumën 15.000 euro , ku 80% është finacuar nga Komuna ndërsa 20% nga fermerët.
Ndërsa kompania operative e cila e ka përfiturar këtë projekt është OSA Termosistem nga Rahoveci.

 
Loading...