Komuna e Drenasit rritë sigurinë afër shkollës së Komoranit (Foto)

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjecë, është duke vazhduar me projekte të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me sigurinë e qytetarëve.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi ka thënë se pengesat e vendosura të ashtuquajturave “policë të shtrirë” dhe shtyllave anti-parking në rrugët që janë më të frekuentuara nga qytetarët do të ndikojnë në sigurinë e nxënësve në vendkalimet afër shkollave, këto pengesa janë vendosur pas kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Kjo masë emergjente është parë si e domosdoshme nga Komuna e Drenasit, për shkak të aksidenteve që ndodhen para disa ditëve në Komoran, si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që frekuentojnë atë rrugë. Këta “policë të shtrirë” nuk pengojnë aspak shoferët që respektojnë shpejtësinë apo rregullat e komunikacionit, por ndalon veturat me shpejtësi të madhe.

Image may contain: one or more people, basketball court and outdoor