Komuna e Drenasit harton dhe miraton Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik për 2015-2019

Komuna e Drenasit ka disa muaj që ka punuar intenzivisht për hartimin dhe miratimin në Kuvend, Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për 5 vitet e ardhshme e cila do t’i shërbej Komunës si dokument bazë për realizmin e synimeve. Kjo komunë disa herë ka mbajtur mbledhje në konsukta me qytetarët nëpër fshatra të ndryshme, duke marrë mendimet e qytetarëve lidhur më hartimin e kësaj stratëgjie që është një plan bazë për zhvillimin e një komuneje. Ky dokument rëndësishëm i përgatitur si vazhdimësi e planeve paraprake strategjike nga ana e Komunës së Drenasit ka për qëllim të reflektoj mbi parimet bazë të administrimit dhe menaxhimit të kapaciteteve zhvillimore ekonomike, të rris efikasitetin, përgjegjshmërinë e zbatimit të ligjit, transparencën dhe të paraqes në formë të shpalosur angazhimet e Komunës në realizim të projekteve të saja në një ambient shumë më të volitshëm biznesor për nxitjen e investitorëve vendor dhe të jashtëm për një Zhvillim Ekonomik Lokal të qëndrueshëm për periudhën kohore afat-mesme 2015-2019. Sipas procedurave të rregullta publike dhe përmes një procesi konkurrues prokurimi, sipas kritereve dhe e synimeve të qarta përzgjedhëse, Komuna e Drenasit gjegjësisht Zyra prokurimit kontraktoj agjencinë Prishtina REA, si ofertën më përmbajtjesore për hartimin e kësaj Strategjie për Zhvillim Ekonomik Lokal Sipas Drejtorit të DBZHE z. Skender Hasi njëherit udhëheqës i drejtoratit koordinues i hartimit të Strategjisë së zhvillimit Ekonomik lokal 2015-2019, janë përdorur intervista gjysmë të strukturuara, diskutime, debate publike dhe punëtori me të gjithë akteret relevant duke filluar nga konsultat me zyrtarët komunal, komunitetin e biznesit-agrobiznesit, ekspert dhe profesionist të fushave të ndryshme të zhvillimit ekonomik, organizata nga shoqëria civile, media si dhe qytetarë të komunës sonë, ku si shtyllat kryesore të dizajnuara për zhvillimin strategjik ekonomik lokal të komunës sonë do të jenë: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik përmes Fuqizimit të Sektorit Privat, Avancimi i Kapaciteteve Administrative dhe Infrastrukturore Komunale, dhe Avancimi i Sistemit Shëndetësor, Arsimor, Kulturor dhe të Mirëqenies. Për grumbullimin e të dhënave janë përdorur metoda të kombinuara: intervista të drejtpërdrejta, vizita studimore në Shkodër, të dhëna statistikore dhe të dhëna narrative nga Komuna, Ministritë të Republikës së Kosovës, si; MAPL, MTI, MZHE, MF, MMPH, pastaj Agjencia e Statistikave të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Planet strategjike Zhvillimore qeveritare të fushave përkatëse etj. Metodologjia e përshtatur e vendosur për hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik të Komunës së Drenasit është bazuar në praktikat më të mira dhe më të suksesshme rajonale të planifikimit ekonomik lokal duke pasur për bazë pozitën strategjike, mundësitë reale dhe resurset- potencialet që disponon komuna jonë. Aktivitetet me grupet punuese profesionale sektoriale, nga të gjitha Drejtoritë përkatëse dhe akteret tjerë të formuara sipas Vendimeve të Kryetarit të Komunës kanë dhënë kontributin e tyre në fushat e caktuara që ky dokument i rëndësishëm për Komunën tone të jetë i kompletuar me projekte të detajuara të realizueshme që do të jetë udhërrëfyes për pesëvjeçarin zhvillimorë 2015-2019 në të gjitha fushat socio-ekonomike. Objektivi kryesorë i Strategjisë afat-mesme, është ngritja e efikasitetit të resurseve profesionale të Komunës në përmirësimin e mjedisit afarist për operatorët dhe investitorët potencial vendor dhe të jashtëm si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve për NVM, ngritjes së produktivitetit, cilësisë dhe konkurrentshmërisë së bizneseve lokale në tregun vendor dhe të jashtëm kryesisht përmes mbështetjes së projekteve dhe aktiviteteve ekonomike zhvillimore të Sektorit privat,PPP,projekte që rrisin shkallën e zhvillimit ekonomik, gjenerojnë vende të reja të punës për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Ky dokument strategjik për Komunën e Drenasit ka marr miratimin edhe nga delegatët e Kuvendit Komunal të Drenasit./drenicapress/

 
Loading...