Komuna e Drenasit fiton një çmim, ja me sa euro është shpërblyer

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është shpërblyer në garën për mjedis të pastërt, organizuar dhe financuar nga GIZ-i Gjerman në Kosovë (Deutsche Gesellschaftfür Internationale Zusammenarbeit).
Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 komuna, mesin e të cilave komuna e Drenasit e ka fituar çmimin e dytë në vlerë prej 181,675 €.
Këtë çmim komuna e Drenasit e ka fituar duke plotësuar këto kritere:
1. Shkalla e mbulimit me shërbim në mbledhjen e mbeturinave, ku komuna e Drenasit ka në shërbim 42 fshatra, që do të thotë se e ka mbulueshmëri në tërë territorin e Drenasit.
2. Shkalla e inkasimit, për këtë kriter janë bazuar në të dhënat e kompanisë publike të mbeturinave “Pastrimi”.
3. Heqja e deponive ilegale, ku gjithësejt komuna e Drenasit ka pasur 137 deponi dhe brenda vitit 2017 ka arritur të heq 87 deponi ilegale.
Për këtë çmim komuna e Drenasit falenderoi Kompanitë Private të komunës sonë të cilët na ndihmuan dhe vazhdojnë të na ndihmojnë në eliminimin e këtyre deponive./Drenicapress/