Komuna e Drenasit bën vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Reshjet e fundit atmosferike shkaktuan dëme të mëdha anë e kënd Kosovës.
As Komuna e Drenasit nuk ju shpëtoj këtyre dëmeve. Janë pikërisht zonat përreth lumit “Drenica” ato që pësuan dëme, përkatësisht fshatrat Komoran, Zabel i Ultë, Korroticë e Ultë, Shtrubullovë, Verboc si dhe fshatra të tjerë.
Për të bërë vlerësimin e këtyre dëmeve nga Komuna e Drenasit është ngrit nje “Komisioni Komunal” i përbërë nga tri drejtori, nga jo e Emergjencave, Planifikimit Urban dhe Zhvillimit Ekonomik, ku me njëherë kanë filluar verifikimet e rasteve në teren për vlerësimin e dëmeve, duke pasur parasysh edhe kërkesat e palëve të dëmtuara.
Ky Komision do të vazhdoj punën deri në verifikimin e të gjitha rasteve që kanë qenë të përfshira nga këto vërshime. Deri më tani, sipas Komisionit në fjalë, dëmet janë kryesisht në toka bujqësore, sera, dhe podrume të shtëpive që kanë qenë në nivele më të ulëta.  Në një komunikatë të komunës thuhet se “kërkojmë nga qytetarët që t’i adresojnë kërkesat e tyre të Komisioni në mënyrë që të dihet se sa janë dëmet e përgjithshme në Komunën e Drenasit, të shkaktuara nga këto vërshime”.