Komuna e Drenasit: Kryetari Nexhat Demaku dhe gjithë të tjerët janë të pafajshëm

Komuna e Drenasit ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku u dënuan si i pari i Drenasit, ashtu  edhe udhëheqësit e UCK-së, në reagimin e Komunës së Drenasit thuhet:

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të reagoj ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për dënimin e kryetarit, Nexhat Demaku dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Komuna e Drenasit këto dënime i përcjell me indinjatën me të thellë ngase janë me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. “Komuna e Drenasit dhe gjithë qytetarët shprehin pakënaqësinë tyre që nga fillimi i proceseve të dënimit ndaj familjes Demaku dhe gjithë të tjerëve të përfshirë në akuzat e pa asnjë bazë. Nëse kjo është drejtësi, kur për bazë merren dëshmitë e njerëzve të dirigjuar nga Beogradi para 1999-ës dhe pas 99-ës, konkludimi vie se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar dhe është venë në shërbim të Serbisë.  Këto gjykime të nisura nga drejtësia e ashtuquajtur EULEX janë me qëllime ballkanike, për të venë balancë midis gjykimeve me serbet për t’u munduar të peshojnë njëjtë luftën e serbeve në Kosovë dhe mbrojtësve të vendit, luftëtarëve trima të UÇK-së”.

Këto gjykime të sotit, janë për të dëmtuar vlerat e larta të trimërisë së djemve tanë për të mbrojtur në mënyrën me të drejt vendin tonë. Gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit kanë qenë të bindur se ky gjykim i nisur do përfundoj në mënyrën me të drejt duke pas për bazë luftën e lavdishme, por ndodhi e kundërta, ku Gjykata faktorizoj dëshmitë e improvizuara e të pa baza.

Ky proces i sotëm ka qenë krejtësisht politik për të dëmtuar imazhin e kryetarit Demaku dhe gjithë të tjerëve. Ne i bashkohemi shqetësimeve të qytetarëve të Drenasit, se gjykimi i kryetarit Demaku dhe të tjerëve që në fillim ka qenë i padrejtë dhe vazhdojmë të besojmë fuqishëm se Nexhat Demaku dhe të tjerët janë dënuar padrejtësisht, pa fakte konkrete dhe bazuar vetëm në deklarata të trilluara të dëshmitarëve të paguar nga Beogradi. Vendimet e sodit dëshmojnë fuqishëm dështimin e drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe qëllimin e tyre denigrues të vlerave që populli i Kosovës dhe UÇK-ja i ka fituar me gjak.