Kompjuter në madhësi të një mausi

The Mouse Box quhet një kompjuter i cili ka madhësinë e një mausi. Krejt ajo çka ju duhet në mënyrë që të punoni në të është një ekran.
Procesori i tij është 1.4GHz ARM, 128 GB memori edhe një port HDMI për tu lidhur me monitor, 2 porta USB 3.0. The Mouse Box ende nuk dihet se me cilin sistem operativ do të punoj. Zhvilluesit polak që kanë prodhuar këtë prototip kanë bërë publike se janë në kërkim të fondeve në mënyrë që bëhet e disponueshme për të gjithë si dhe të ketë një çmim shumë të arsyeshëm.