Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit në Gjermani

Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtarë të Industrisë së Ushqimit dhe Pijeve, i cili po mbahet në Këln të Gjermanisë.

Në këtë panair produktet e tyre janë duke i promovuar edhe kompanitë kosovare19ââ. Gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, kompanitë kosovare do ta kenë mundësinë e krijimit të kontakteve me kompani të ndryshme botërore, duke mundësuar kështu krijimin e bashkëpunimit për të ardhmen.

Panairi ka më shumë se 7400 ekspozues dhe pritet të ketë rreth 160,000 vizitor nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, panairi është hapur më 07 tetor dhe do të zgjasë deri më 11 tetor 2017.