Kompania IPKO dhuroi një aparat të ultrazërit për QKMF-në, në Skenderaj (FOTO)

Në një njoftim nga Komuna e Skenderajt bëhet e ditur se kompania e shërbimeve dhe telekomunikimit IPKO, sot ka dhuruar një aparat ultrasonografik për “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ në Skenderaj, transmeton Drenica Press.

QKMF është pajisur edhe me një aparat të rëndësishëm dhe bashkëkohor për shërbime efikase shëndetësore ndaj pacientëve, nga kompania Ipko.
Arianit Duraku, Drejtor i shitjes pranë kësaj kompanie tha se ky donacion po realizohet në kremtimin jubilar të 10 vjetorit të kësaj kompanie, për të ndihmuar institucionet shëndetësore për shërbime cilësore ndaj qytetarëve.

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, falënderoi kompaninë IPKO për këtë donacion, që është shumë i rëndësishëm, dhe i cili do të jetë në funksion të identifikimit dhe diagnostifikimit të hershëm të shumë sëmundjeve.
Vlera e kësaj aparature kap shifrat e mbi 11 mijë euro.Fotografia e Komuna Skenderaj