Komisioni për Arsim shqyrtoi listën e kandidatëve për anëtarë të KKTK-së

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi listën me dokumentacionin përkatës (C V-të)  të kandidatë për anëtarë  të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore .
Komisioni njëzëri propozoi që lista me  dokumentacionin  e kandidatëve, të shqyrtohet dhe analizohet nga anëtarët e Komisionit,  ndërsa në mbledhjen e radhës të bëhet përzgjedhja e shtatë anëtarëve të Këshillit, të cilët me pas do të dërgohen për emërim në Kuvend.