Komandanti i FSK-së priti shefin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim  Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo, me bashkëpunëtorë.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama përherë të parë në cilësinë e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, fillimisht i shprehu mirëseardhjen gjeneralit Bazo duke e falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë Forcat e Armatosura shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes për ngritjen , zhvillimin dhe avancimin e Forcës së sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoj gjeneral Bazon mbi zhvillimet në FSK, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe planet rreth forcës për të ardhmen. Gjithashtu gjeneral Rama foli edhe mbi planin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë si dhe një varg aktivitetesh me interes të përbashkët për të ardhmen.
Nga ana e tij Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo, pasi e uroi Komandantin e FSK-së, për gradën dhe detyrën e re, konfirmoj edhe një herë zotimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat në bazë të Marrëveshjes zyrtare të bashkëpunimit bilateral, ndërmjet të dyja Forcave dhe të dyja vendeve edhe në të ardhmen.
Kjo ishte vizita e parë e  e shefit të shtabit të ushtrisë së republikës së Shqipërisë  në FSK, prej që gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.