Kolonave në Merdarë po u vije fundi

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët e diasporës, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Ky projekt sipas Ministrisë po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.

Lansimi i softuerit do bëhet tek pikë kalimi kufitar “Merdare” në mesditën e kësaj të mërkure.

Ndryshe pikat kufitare gjithmonë janë karakterizuar me pritje të gjata dhe kolona të shumta.

Kjo sidomos në kohën e sezonës së verës kur mërgimtarët vijnë në Kosovë, ose e kundërta.

Dhe tollovi e njëjtë bëhet edhe në festa si Viti i Ri ose festa e bajramit kur diaspora ia mësyn Kosovës.

Këto pritje si duket do rrallohen tanimë, ose më mirë do eliminohen fare./GazetaBlic/

Lexo tjetër  Zhduket një i mitur në Pejë