Kodi +383 po funksionon në Viber [Foto]

Kodet telefonike të Serbisë (+381), Sllovenisë (+386) dhe Monakos (+377) që janë shfrytëzuar deri më tani nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks do të hiqen që nga qershori i këtij viti.

Ndonëse thirrjet telefonike me këtë kod telefonik kanë funksionuar tash e disa kohë. Indeksonline mëson se sot ka disa ndryshime për këtë kod.

Prej tani me kodin +383 qytetarët mund të realizojnë bisedën e tyre telefonike edhe me aplikacionin Viber.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se risi te kodi shtetëror telefonik (+383) është thirrja përmes Viberit, Whatsappit dhe po ashtu regjistrimit të numrave përkatës në këto aplikacione nga të gjithë operatorët mobile.

Ndryshe, thirrjet me këtë kod telefonik kanë funksionuar edhe më herët.

Më poshtë keni fotografi ku shihet si realizohet thirrja e një qytetari në Viber me operator mobile, Vala, e të tjerë përmes kodit telefonik +383.

Mund ta provoni që tani, shikoni pamjet.