Kodak vjen me telefonin e parë të mençur

Kodak IM5 është telefoni i parë mençur i kompanisë Kodak. Pajisja IM5 ka ekran 5-inç me rezolucion 720p, procesorin octa-core 1.7 GHz, 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme. Ky telefon ka sistemin operativ Android 4.4.4.
Telefoni IM5 do të jetë pjesë e panairit të teknologjisë CES 2015 raporton albeu, dhe gjatë muajit mars të këtij viti ai pritet të dalë në tregun e shitjes me çmim 229 euro.