Koci pret që nesër të lirohet Sami Lushtaku (VIDEO)

Gjykata Supreme nesër pritet ta japë verdiktin përfundimtar në rastin Drenica, lidhur me akuzat për krime lufte të bëra nga Sami Lushtaku, së bashku me disa nga bashkëluftëtarët e tij.

Sipas aktakuzës Lushtaku së bashku me disa persona të tjerë kanë bërë krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci tha për Tribuna Channel se nesër përfundimisht do të shpallet pafajësia e tij, duke u liruar nga të gjitha akuzat, pasi që sipas tij nuk ka asnjë element të vogël që të mos lirohet nga të gjitha akuzat

Koci shprehu kritikat e tij ndaj sistemit gjyqësor që sipas tij Lushtakun e kanë dënuar për një vrasje gjatë periudhës së luftës, por identiteti i viktimës ende nuk dihet.

 
Loading...