KMDL-UÇK: Veteranët të hënën në protestë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së ka vendosur që të hënë duke filluar nga ora 12:00 të mbajmë një demonstratë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve
Dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Ata njoftuan se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe di të vazhdojë drejt Qeverisë së Kosovës.
Anëtari i këtij këshilli, Naim Gashi, gjatë një konference për media ka thënë se po vërehet se nuk ka një serizotet nga Komisionit për publikimin e listave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarët e të cilës tash e dy vite janë mashtruar duke dhënë data se do të publikohen këto lista.
Gashi: Ja kërkesat e protestës
“Kërkesat janë publikimi i listave të veteranëve të UÇK-së dhe zbatimi sa më i shpejt i ligjit për këto kategori, kundërshtimi i themelimit të Gjykatës Speciale dhe ndryshimi i disa amadamenteve të projektligjit për këto kategori, sidomos në nenin 16, paka 2.3 dhe 4 të këtij ligji duhet të bëhen ndryshime sepse një pjesë të veteranëve i përjashton për t’i gëzuar të drejtat e tyre ligjore“,
Qeriqi ka thënë se në takimet që ka pasur në të gjitha zonat shihet një pakënaqësi e madhe e veteranëve dhe gjithçka mund të dal jashtë kontrollit.
Qeriqi: Gjithçka mund të dal jashtë kontrollit
“Tensionet janë shumë të mëdha sepse ky komision ka prodhuar presione psiqike me gjithë padrejtësitë që janë bërë që 16 vite dhe gjithçka mund të dal jashtë kontrollit, pra çdo vendim i veteranëve në këtë demonstratë do të respektohet nga unë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se përgjegjësia mbi atë që ndodhë në demonstratë le t’i mbanë komisioni dhe Qeveria e Kosovës që po zvarrit këtë proces.