Klubi i madh spanjoll e kërkon Shkëlzen Gashin

Sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi, ka qenë protagonist kryesor në triumfin e Baselit në Kampiontin zviceran. Forma e shkëlqyer e tij, ka tërhequr vëmendjen klubeve evropiane.

Sot portal i njohur zviceran “20 minuten”, ka shkruar se kryegolashënuesi i Superligës zvicerane po kërkohet edhe nga kampioni i Ligës së Evropës, Sevilla, që po bënë përpjekje për ta mbajtur në skuadër sulmuesin kryesor Carlos Baca që po kërkohet nga Manchester United.

Për Gashin interesim të madh kanë shprehur edhe Totenham nga Premier League angleze, Lacio nga Seria A, Shalke 04 nga Bundesliga, Zenit dhe Beshiktash.